Lidhje


Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria e Lituanisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas një serie incidentesh me balona të nisura nga territori i Bjellorusisë, të cilat sipas autoriteteve lituaneze, përbëjnë një “sulm hibrid” dhe rrezik serioz për aviacionin civil.

 

Ministri i Brendshëm, Vladislav Kondratoviç, deklaroi se balonat që mbajnë cigare kontrabandë po hyjnë vazhdimisht në hapësirën ajrore të Lituanisë dhe kanë detyruar mbylljen e aeroportit të Vilniusit në shumë raste.

 

Vladislav Kondratoviç, ministër i Brendshëm i Lituanisë, e komentoi kështu situatën.

 

“Pra, pyetja kryesore është pse është shpallur gjendja e jashtëzakonshme? Kjo për shkak të sulmit hibrid nga regjimi bjellorus, i cili solli lëshimin e balonave me mallra kontrabandë në territorin e Lituanisë, duke paraqitur një kërcënim për aviacionin civil”, tha ministri.

 

Sipas tij, në kushte të tilla, ushtarëve mund t’u jepen kompetenca të posaçme, duke i lejuar të veprojnë krah strukturave të Ministrisë së Brendshme, si dhe në mënyrë të pavarur, kur është e nevojshme.

 

Këto incidente kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në qarkullimin ajror. Drejtori i Aeroporteve të Lituanisë, tha se vetëm në dy muajt e fundit, hapësira ajrore është mbyllur 15 herë, duke prekur rreth 350 fluturime dhe më shumë se 50 mijë pasagjerë.

 

Ndërkohë, autoritetet bjelloruse mohojnë çdo përfshirje./Klan News

XS
SM
MD
LG