I.zraelitët në Shqipëri/ Rama kontratë miliona dollarë me kompaninë i.zraelite të pezulluar për korrupsion
Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit u miratua në Këshillin e Ministrave.
Për shumë muaj firma e Vengut u konsiderua thjesht një marrëveshje normale midis dy qeverive për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Por pak kohë më parë u zbulua se se ajo nuk ishte thjesht një marrëveshje mes dy qeverive, por një biznes sekret qindra milionë dollarësh me kompaninë private, Elbit Systems.
Muajin e kaluar, një nga gazetat më të mëdha izraelite, Haaretz, zbuloi se Elbit System ka siguruar një kontratë multi milionë dollarëshe nga qeveria shqiptare për të furnizuar Shqipërinë me armatim të rëndë, përfshirë murtaja dhe dronë. Paralelisht, kompania izraelite do të hapë dhe shkollën e aviacionit në Vlorë.
Ndonëse shifra totale e kontratës me Elbit mbahet sekret, Kapitali ka hulumtuar se bëhet fjalë për një biznes, i cili varion nga 400 deri në 600 milionë euro. Gjithçka e firmosur në mënyrë sekrete.
