Lidhje


Onkologjiku në krizë, Rama: Pacientët do t’i trajtojmë me inteligjencë artificiale

Ndërsa spitali Onkologjik vijon të jetë në qendër të kritikave për kushte të vështira, mungesë barnash dhe shërbime larg standardeve, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë për të ardhmen digjitale të shëndetësisë. Nga ambientet e QSUT “Nënë Tereza”, ai prezantoi një vizion modern, ku inteligjenca artificiale pritet të futet sa më shpejt në procesin e trajtimit të pacientëve, si pjesë e një transformimi më të gjerë të sistemit.

 

Sipas Ramës, buxheti parashikon rimbursimin e 400 pacientëve, rritje pagash dhe indeksim mbi bazën e vjetërsisë në punë për mjekët dhe infermierët. Por në një realitet ku shumë profesionistë shëndetësorë po largohen nga vendi dhe pacientët përballen me mungesa elementare, premtimi për AI tingëllon më shumë si një hap gjigant drejt së ardhmes, ndërsa e tashmja mbetet e pazgjidhur.

 

“Ta fusim sa më shpejt AI në trajtimin e pacientëve”, tha kryeministri, duke theksuar se cilësia e shërbimit do të rritet edhe vitin e ardhshëm. Ironia qëndron në faktin se, për shumë pacientë, sfida kryesore nuk është teknologjia e avancuar, por sigurimi i ilaçeve bazë dhe i një shërbimi dinjitoz. Ndërkohë që vizioni digjital prezantohet me optimizëm, realiteti spitalor vazhdon të kërkojë zgjidhje më urgjente sesa algoritme inteligjente./joq

XS
SM
MD
LG