Numërohen 92% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%
Sunday, 28 December 2025 22:06
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi 50% të votave. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.96%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.89%.