Lidhje


Tallja, zullumi dhe mungesa e transparencës tek rrogat e imamëve në Komunitetin Musliman.

Përpara disa ditësh gylenistët e KMSH-së lajmëruan imamët e Tiranës për një mbledhje të zakonshme në të cilën një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe ngritja e rrogave të imamëve. Në mbledhje myftiu i Tiranës, anëtari i organizatës terr*riste Gylen, Lauren Luli, iu bëri me dije imamëve se u janë rritur rrogat, por se sa lek u janë rritur, këtë do ta marrin vesh kur të marrin rrogat. Nga burime të ndryshme u konfirmua se rrogat janë rritur përgjithësisht nga 5000 deri ne 10 000 lekë të reja. Duke e çuar rrogen minimale të imamëve, në 15 000 lekë pasi për shumë hoxhallarë para kësaj rritjeje ishte jo më tepër sesa 10 mij lek të reja.

 

Megjithë këtë rritje, rrogat e imamëve vazhdojnë të jenë ne nivele tallese dhe përbuzese, sepse ato janë rreth 3 herë më të ulëta se rroga minimale (40 000 lekë) dhe përveç kësaj, imamëve nuk iu paguhen siguracionet, duke përjashtuar ketu ata pak imamë gylenistë dhe një pakicë tjetër.

 

Në rrogat e ulëta që KMSH-ja jep, nuk futen imamët të cilët janë anëtare te organizatës terroriste Gylen. Ata deklarohen që marrin rrogën minimale 40 000 lekë dhe iu paguhen sigurimet dhe përveç kësaj ata marrin edhe rroga te tjera për punesime te tjera paralele në KMSH, ose në Universitetin Bedër, apo në medresetetë gyleniste.  Gjithashtu marrin edhe pagesa të tjera në forme honoraresh apo nën dorë.

 

Një shembull tipik i tillë është anëtari i organizatës terroriste Gylen Elton Karaj, i cili është imam ne xhaminë Et-hem Beu, në Tiranë. Paralelisht me këtë, Karaj merr rrogë edhe si Drejtor i Arsimit në KMSH edhe një rrogë të tretë si petagog në institucionet arsimore te organizatës te*oriste Gylen, UT Bedër, etj. Gjithashtu gruaja e tij, Fatma Karaj merr disa rroga duke kryer disa pune fiktive në KMSH, por edhe të afërm të tjerë te tij veprojne po njëlloj.

 

Megjithëse rrogat e imamëve u rriten, myftiu Luli nuk dha asnjë arsye pse ato u rritën në nivele të ndryshme, si edhe pse disa imamë marrin rroga të majme (imamët gylenistë) dhe disa të tjerë marrin 15000 lekë. Ai gjithashtu nuk shpjegoi as pse rrogat e imamëve mbahen të fshehta.

 

Në fakt, duhet thënë se kriteri baze për rritjen e rrogave është servilizmi ndaj gylenistëve, apo heshtja ndaj shkeljeve dhe maskarallëqeve që gylenistët kryejnë në KMSH. Arsyeja pse rrogat e imamëve mbahen të fshehta është që të mos merret vesh diferenca me rrogat e imamëve gylenistë dhe të imamëve servilë të gylenistëve.

 

Nisur nga burime të brendshme disa imamë servile të gylenistëve marrin rroga 2-3 herë më të larta sesa imamët e tjerë, megjithëse janë njerëz pa asnjë kontribut në dije apo aktivitete fetare. E vetmja gjë që bëjnë më tepër është aktiviteti nëpër rrjete sociale ku angazhohen me like dhe komente mbështetëse për te*roristët gylenistë në faqet e Facebookut etj, si dhe mbështetje zhurmuese në mbledhjet midis imamëve.

 

Duhet theksuar se rritja e rrogave nga gylenistët bëhet pak përpara zgjedhjeve për kryetar të KMSH-së, të cilat pritet të jenë në Mars ose Prill. 

 

 

 

 

XS
SM
MD
LG