Si u kap Maduro? Zbardhen DETAJE nga arrestimi i Presidentit venezuelian
Forcat amerikane kanë zhvilluar një operacion të fshehtë për monitorimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, raporton Washington Post. Sipas burimeve të njohura me operacionin, Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar dy njësi të Forcës Delta, njëra nga Lindja e Mesme dhe tjetra nga Afrika e Veriut.
Këto njësi kanë ndërtuar atë që quhet një “model jetese” i Maduros, duke analizuar me detaje vendndodhjen, rutinën dhe lëvizjet e tij të përditshme. Operacioni kishte për qëllim të siguronte një panoramë të plotë të zakoneve dhe masave të sigurisë së liderit venezuelian, si pjesë e përgatitjeve për një ndërhyrje të mundshme.
Forca Delta, e njohur zyrtarisht si Combat Applications Group, konsiderohet një nga njësitë më të specializuara të Pentagonit dhe përdoret vetëm në misione jashtëzakonisht të ndjeshme.
Kjo njësi elitare ka përvojë në operacione me rrezik të lartë, përfshirë shpëtimin e pengjeve dhe misione për kapjen ose eliminimin e objektivave strategjikë, duke vepruar zakonisht larg vëmendjes publike dhe nën një nivel maksimal sekretese.