Ron Yeffet/ Kush është miku çifut i Ramës që denoncoi Ahmetaj
Skema tashmë është e qartë: sa herë që kjo qeveri planifikon një goditje të madhe financiare, ajo e kamuflon atë me simbole verbuese suksesi, që do e çojnë emrin e Shqipërisë në nivele të paimagjinueshme më parë. Nuk është çudi që një skemë e tillë të jetë përdorur edhe për të fshehur qëllimet e vërteta të ristartimit të industrisë të armatimit dhe prodhimit të mjeteve ushtarake.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur dyshime të rënda ndaj Edi Ramës lidhur me rolin e mikut të tij hebre, biznesmenit kontrovers, Ron Yeffet, në kompaninë shtetërore të armëve KAYO, duke e cilësuar atë si një instrument të ndërtuar për të transferuar prona publike të Forcave të Armatosura në duar private.
Në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, Ahmetaj deklaroi se kompania KAYO është krijuar nga qeveria jo për interesa strategjike të mbrojtjes, por për t’i hapur rrugë përfitimit privat, duke treguar edhe VKM-të që janë prodhuar për të arritur këtë synim. Sipas tij, pas krijimit të kompanisë shtetërore, janë marrë vendime ekstraligjore për të futur si aksioner biznesmenin izraelit Ron Yeffet, i cilësuar prej Ahmetajt si mik i afërt personal i kryeministrit Rama.
“Çfarë roli ka Yeffet në biznes, veç miqësisë me kryeministrin?-pyeti Ahmetaj”.
Për të sqaruar më mirë se për çfarë flet ish numri dy i qeverisë, Lapsi.al ka hapur arkivat për të kuptuar se cili është Yeffet dhe si u ingranua ai në biznesin e “rilindur” të armatimeve.
Shumëkush ka dëgjuar kohët e fundit për një kompani model të prodhimit të makinave të themeluar nga një vajzë shqiptare, e quajtur Arjeta Puca (foto poshte), e ardhur nga emigrimi në Turqi. Ajo është promovuar nga vetë kryeministri madje ka rrëfyer në podkastin e Edi Ramës historinë e suksesit të saj, që nisi nga dyqani ku i ati punonte si hidraulik.
Kompania e Arjeta Pucës, që mbante emrin Timak, papritur, një ditë të bukur të qershorit të 2025-ës vendosi të shesë 49% të aksioneve së saj. Deri këtu gjithçka duket normale. Deri sa emri i shitëses të promovuar nga shefi i qeverisë u asociua me atë të blerësit, mikut të Ramës Ron Yeffet. Pyetja e parë që të shkonte në mendje ishte: ç’ ne kjo vajzë, që sa do rritje të shpejtë të ketë pasur, sërish gjendet në hpat e parë të biznesit të prodhimiit të konstruksioneve metalike dhe atyre plastike, të lidhej me një biznesmen të sprovuar hebre.
Përgjigjja do të merrej vesh më vonë. Vetëm një muaj e gjysëm pas shitjes së dyshimtë, pra në fillim të gushtit, kompania e Pucës dhe Yeffetit krijoi një shoqëri të përbashkët me ndërmarrjen shtetrore të prodhimit të armëve, Kayo të drejtuar nga ish kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu. “Deal-i” shënohet në kontratë, privatët 80% shteti 20%.
Pra le të shohim trekëndëshin e krijuar. Arjeta Puca, një investitore në hapat e para që promovohet si model suksesi nga Edi Rama. Ardi Veliu, një ish polic, sa analfabet, po aq edhe besnik, i mbrojtur po nga ai. Dhe i treti, i njohur si mik i kryeministrit.
Po pse këtë të fundit e marrim si të mirqenë si të afërt me Ramën, mund të pyesë dikush.
Në intervistat e tij të mëparshme Arben Ahmetaj ka denoncuar se Rama i ka kërkuar që Ron Yeffetit ti shitej borxhi i jastëm i Shqipërisë. Po ashtu i njëjti ka tentuar të hyjë si aksioner të krijimin e kompanisë ajrore Air Albania, duke blerë fillimisht 23% të aksioneve, por nga kjo nismë ai u largua shpejt. Pastaj tentoi të përfshihej në rrëmbimin e godinës të ambasadës shqiptare në New York, e cila synohej që sipas skemës të përdorur de këtu, ta përdorte atë si mjedis për ndërtimin e shtëpive për tu shitur, brenda të cilave do strehohej edhe vetë ambasada.
Pra, ky bisnesmen i huaj, i njohur më së miri në rrethin e oborëtarëve të Edi Ramës, që ka bërë marrëveshje ekonomike edhe me udhëheqës të vendeve afrikane, arriti të futet në biznesin shtetëror të ministrisë së mbrojtjes. Aludimi që bëri zv kryeministri Ahmetaj është se një gjë e tillë po bëhet për dy gjëra: së pari “për devijim të fondeve të buxhetit të shtetit”. Ai shtoi: “Shteti humbet të drejtën e vetos. KLSH nuk mund ta auditojë më asnjë kompani bijë të tillë. Pasuria publike kthehet në kapital privat pa asnjë procedurë privatizimi. Dhe kompanitë private nën umbrellën e KAYOS marrin kontrata ushtarake pa tender”.
Ndërsa qëllimi i dytë është për të justifikuar rrëmbimin e pronave stetërore të ushtrisë dhe për ti përdorur ato për interesa private. Për të ilustruar këtë Ahmetaj solli në vëmendje rastin e nënshkrimit të një marëveshjeje mes Kayos së Ardi Veliut dhe izraelitëve të Elbit Systems Ltd, për themelimin e Akademisë e Aviacionit (foto poshte).

“Akademia e Aviacionit në Vlorë pa aviacion me një helikopter, e kupton? Por nuk bëhet fjalë për atë, por për terrenin dhe për asetin”, tha Ahmetaj për këtë pronë që jendet në mes të qytetit.

Në vijim, Ahmetaj denoncoi edhe një zhvillim të fundit në strukturat ushtarake, duke deklaruar se kreu i Forcave të Armatosura është ndërruar pak kohë më parë dhe se personi i emëruar, Petrit Çuni, është vëllai i një miku të afërt të kryeministrit Rama.
“E bukura është që këta kanë ndërruar komandantin e forcave tokësore dhe kanë vënë vëllain e një miku të afërt të familjes, të përmendur në media. E dini pse? Se duan të bëjnë rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve me Ron Yeffet”, tha Ahmetaj.
Gjithësesi, pavarësisht dyshimeve që ngriti ish zv kryeministri në intervistën e tij në Çim Peka Live, për rolin e çifutit Ron Yeffet, asgjë nga bëmat e biznesmenit mik të Ramës nuk është konsumuar ende me fakte. I vetmi shqetësim është se ashtu si në denoncimet e mëparshme të Ahmetajt, për Tunelin e Llogarasë apo AKSH-in, që rezultuan që u konfirmuan plotësishht edhe kjo e kapjes së industrisë shqiptare të armatimit dhe mbrojtjes të rezultojë e vërtetë. /Lapsi.al