8 mijë raste me kancer në Shqipëri/OBSH: Në 2050 do të kemi mbi 11 mijë raste në vit
Alarmi i dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se rastet me sëmundje tumorale do të rriten me 77% deri në 2050 prek edhe Shqipërinë. Sipas të dhënave të Observatorin global të kancerit, në vitin 2022 në Shqipëri janë diagnostikuar 8000 raste të reja me lloje të ndryshme të tumoreve. Kanceri i gjirit i pasur nga ai mushkërive dhe me tej i stomakut janë tre llojet më të përhapura aktualisht në Shqipëri. Po kur flasim për vdekshmërinë, incidencën më të lartë në vendin tonë e ka kanceri i mushkërive pasuar nga ai i stomakut, ndërsa për femrat mbetet kanceri I gjirit.
Incidence e kancerit është më e lartë tek meshkujt. Në vitin 2022 , 4600 raste ishin burra dhe 3,400 gra.
Por ekspertët thonë se deri në vitin 2050, incidence e kancerit do të rritet me 37,3% për të dyja gjinitë.
Ata parashikojnë që numri i rasteve të reja të kapërcej 11 mijë persona.
Po ashtu në rritje me 41,4% do të jenë edhe fatalitetet, nga 4955 vdekje të regjistruara në 2022, do të kemi mbi 7 mijë vdekje në 2050.
Ekspertët kanë dalë në përfundim se rritja e rasteve me kancer ka të bëjë me plakjen e popullsisë, faktorët socialë-ekonomikë si dhe ekspozimin e njerëzve ndaj faktorëve të rrezikut, siç është pirja e duhanit, substancave narkotike, konsumimi i alkooli, obeziteti dhe ndotja e ajrit./Euronews.al