QSUT në terr, pacientët në korridore! 50 MLN Lekë Mehdi Lalës për mirëmbajtjen e gjeneratorëve
Prej një javë një pjesë e Tiranës u la në terr e mbrëmjen e sotme errësira u përhap edhe në lagje të tjera të kryeqytetit. Ndër qeniet humane të pafajshme të prekura nga paaftësia e OSHEE sonte ishin edhe të sëmurët në Reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Video ekskluzive brenda QSUT për JOQ tregonin kaosin në korridoret e spitalit e infermierët që transportonin jashtë me shpejtësi pacientët e sëmurë teksa familjarët i ndiqnin me blicë telefoni ndezur.
QSUT u justifikua se ikja e dritave për shkak të një defekti zgjati për vetëm pak minuta, por dëshmitë renda spitalit për JOQ tregojnë një realitet tjetër.
Defekti teknik jashtë spitalit bie mbi drejtorin Enea Karakaçi të OSHEE i cili duhet të sigurojë mirëmbajtje të vazhdueshme dhe monitorim të linjave kryesore të energjisë. QSUT, sipas rregullave të sigurisë spitalore, mban përgjegjësi për funksionimin e sistemit rezervë dhe energjinë e vazhdueshme të repartit kritik.
JOQ Albania ka investiguar çuarjen e fondeve publike të këtij institucioni për gjeneratorë. Sipas hulumtimit rezulton se tenderi i është dhënë biznesmenit Mehdi Lala nga ish-drejtoresha e QSUT Albana Fico në fund të shtatorit 2023 me një kohezgjatje 2-vjeçare dhe vlerë mbi 50 MILIONË LEKË ME TVSH për mirëmbajtjen e gjeneratorëve të QSUT dhe sigurimin e energjisë elektrike në rastin e fikjes së dritave.
Kompanisë "MELA" të Lalës i është dhënë tenderi në shkelje të procedurave të tenderave publikë, i shënuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence dhe rishpallje kontrate!

Lalës i është dhënë i njëjti tender edhe në vitin 2019 edhe në vitin 2021, me të njëjtën vlerë si në tenderin e vitit 2022. Kontrata ka përfunduar në fillim të tetorit 2025 dhe QSUT nuk duket se ka hapur tender tjetër. Shuma prej 50 MILIONË Lekësh për riparim dhe mirëmbajtje i është dhënë Lalës që mesa duket i bën punët gjysmake ashtu si në shumë tendera të tjerë që përfiton si frymë e korrupsionit.
Drejtoresha e QSUT Anxhela Paparizo, ish-drejtoresha Albana Fico dhe ministrja e Shëndetësisë Evis Sala duhet të përballen me pasoja ligjore për vënien në rrezik të jetëve të pacientëve të sëmurë. Është kërkuar investigim i menjëhershëm nga familjarët e pacientëve për gjeneratorët, mirëmbajtjen e sistemit rezervë, e gjykim të menjëhershëm mbi përgjegjësit./joq