Piu fotoksinë pas debatit me burrin në emigrim, ndërron jetë 41-vjeçarja në Berat
41-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dot. Varrimi i të ndjerës pritet të mbahet këtë të enjte në orën 14:00. Ajo që bie në sy është mungesa e emrit të bashkëshortit në lajmërimin e vdekjes, ku janë shënuar vetëm i vëllai dhe fëmijët. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë apo debati në telefon që mund ta ketë çuar drejt aktit ekstrem. Nëna e dy fëmijëve pasi konsumoi 3 kokrra fostoksinë telefonoi të vëllanë ku i la amanet të kujdesej për fëmijët.
Nëna e dy fëmijëve të mitur pas një debati verbal në telefon me bashkëshortin e saj, i cili prej një viti jeton ne shtetin grek, ka telefonuar vëllanë dhe e ka vënë në dijeni të aktit që do të kryente, ndërsa i ka kërkuar që të kujdesej për fëmijët e saj të mitur.
Pas telefonatës, vëllai i 41-vjeçares ka mbërritur në banesë, ku e ka gjetur në gjendje mjaft të rënduar, ku fillimisht e ka dërguar në spitalin Rajonal Berat e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku dhe humbi jetën disa minuta pasi kishte mbërritur.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan 41-vjeçaren drejt aktit ekstrem të vetëflijimit, ndërkohë që në lajmërimin e vdekjes nuk përmendej emri i bashkëshortit, por vetëm i fëmijëve dhe i vëllait.
Sipas burimeve brenda familjes, në momentet e fundit të jetës nëna e dy fëmijëve ka kërkuar që ta varrosnin në fshatin Banaj, ku dhe ka prejardhjen dhe jeton aktualisht familja e saj.
Ky është rasti i dytë i helmimit me fostoksinë në vetëm pak ditë.
Nga/Telegrafi/ dhe Top Channel