Berlini (me ministrin e Jashtëm) sjell në Tiranë të njëjtin mesazh si Uashingtoni
Ndërsa tek mesazhi pro luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, SHBA dhe Gjermania bashkohen, tek vizitat në Tiranë ndahen. Përkundër takimeve që personazhe të tjerë të rëndësishëm të ministrisë së Jashtme amerikane, si zv.ndihmës sekretari i Shtetit, Mark Fleming, që në takimet e zhvilluara në Tiranë shmangu takimin me kryeministrin Rama, Krichbaum veproi ndryshe.
Mes takimeve, nga Klodian Braho tek Taulant Balla apo Gazment Bardhi, ministri i Jashtëm gjerman e takoi Edi Ramën.
Sigurisht mesazhi i Krichbaum nuk ishte vetëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pati edhe gjuhën standarde të diplomacisë me në theks përshëndetjet për Shqipërinë dhe rrugëtimin tonë europian. /Lapsi.al
Teksti i plotë më poshtë:
“Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian jemi njëkohësisht mik, mbështetës dhe kritik në rrugën e saj drejt BE-së. Ne shohim potencialin tejet të madh dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma, por edhe sfidat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit në BE. Edhe për këtë arsye ishte e rëndësishme për mua të zhvilloja biseda të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, parlamentin dhe drejtësinë.
Për këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, si dhe përfshirja, por edhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese.”