Lidhje


Tezja e Tik Lapajt 1.2 milionë euro pasuri, vjehrri Alltun Çela pastroi miliona euro të korrupsionit

Me rreth 1.2 milionë euro pasuri, tezja e Adriatik Lapajt, Ana Dajko, përfaqëson një nga surprizat e monitorimit të pasurisë së deputetëve të rinj. Ajo u bë aksidentalisht deputete nga Partia e Adriatik Lapajt, dhe u shfaq me emocione që i penguan të folurën për gazetarët, një herë të vetme që është pyetur nga media.

 

Një pjesë e rëndësishme e pasurisë së saj vjen nga aksionet në shoqërinë “Dajko-Koci SHPK”, por ajo që bie në sy është disiplina bankare: depozita të shumta dhe fonde investimi që e kalojnë vlerën e 1 milion eurove, duke e bërë profilin e saj shumë solid në aspektin e likuiditetit.

 

Vlera totale e akumuluar e pasurive të deklaruara nga subjekti dhe bashkëshorti është përafërsisht:

Totali i pasurisë: ~1,193,184 Euro

Apartament (50%)      77,911.68 €

Apartament (50%)      26,379.58 €

Ndërtesë (50%)           48,000.00 €

Apartament (50%)      80,114.75 €

Automjet (50%)          27,500.00 €

Automjet (50% – Spiro)          7,056.67 €

Aksione: DAJKO – KOCI SHPK (33%)        330,000.00 €

Kursime Cash (Ana)   5,000.00 €

Kursime Cash (Spiro) 5,000.00 €

Llogari rrjedhëse (Ana)          2,068.26 €

Llogari kursimi (Ana) 16,045.77 €

Llogari page (Ana)      5,949.10 €

Llogari bankare (Kursimi/Rrjedhëse – Shared/Spiro) 37,258.98 €

Depozitë bankare (Ana – 100%)         60,000.00 €

Depozitë bankare Shumëemërore (Shared)    284,384.75 €

Fonde investimi (Ana) 111,525.36 €

Llogari individuale Spiro (USD/EUR/ALL)  91,989.31 €

 

Tezja e Lapajt: Mbaj mbi supe 64 mijë deputetë

 

Deputetja e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Ana Dajko, mandati i së cilës ka qenë ndër më të debatuarit, foli pak për gazetarët pas përfundimit të pjesës së parë të seancës së plenare në Kuvend, në shtator 2025.

 

60-vjeçarja, e cila ka tërhequr vëmendjen pas përplasjes publike mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, mbajti një prononcim për mediat ku pati edhe një moment lapsusi për shkak të emocioneve të forta në këtë debutim të rëndësishëm politik.

 

“Mbaj në supe 64 mijë mandate…”, por u korrigjua menjëherë nga gazetarët, të cilët saktësuan se bëhej fjalë për vota, jo mandate.

Pavarësisht situatës së sikletshme, ajo ruajti qetësinë dhe vijoi me fjalën e saj, duke theksuar angazhimin për të përfaqësuar zërin e qytetarëve që i besuan votën.

 

“Jam këtu për të përfaqësuar çdo qytetar që besoi te ‘Nisma Shqipëria Bëhet’. Do të punoj me ndershmëri dhe përkushtim në këtë mandat që na është dhënë,” u shpreh Dajko.

 

Gazetarët e pyetën deputeten Dajko lidhur me origjinën e saj dhe lidhjet me Greqinë, për shkak të disa informacioneve që kanë qarkulluar në mediat e shtetit fqinj që e kanë konsideruar greke.“Jam shqiptare, dhe kam të drejtat si shtetase shqiptare.”, tha Dajko.

 

Vjehrri Alltun Çela pastroi miliona euro të korrupsionit

 

Një raport sekret dhe një vendim i formës së prerë konfirmojnë veprimtarinë korruptive të Alltun Çelës si gjyqtar dhe se dhëndri i tij, Adriatik Llalla, ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i vjehrrit, i cili doli nga ‘Shkolla e plepave’ dhe u fut në drejtësi.

Jo vetëm kaq, por në këto vendime ngrihen dyshime të forta se Adriatik Lapaj ka pastruar paratë e korrupsionit të vjehrrit të tij, duke investuar në pasuri të paluajtshme në emrin e babait të tij, Ferman Lapaj, i cili kryesoi listën për deputet të të birit në Qarkun e Beratit. 

 

Të paktën tre pasuri të paluajtshme me vlerë qindra mijëra euro, në emër të babait të Adriatik Lapaj, godinë banimi 2 kate, njësi me sipërfaqe 296 m² dhe apartament me sipërfaqe 150m², dyshohet se janë produkt i korrupsionit të Alltun Çelës./prapaskena.com

XS
SM
MD
LG