Lidhje


Masakra në Kanada: 18-vjeçarja autore ekzekutoi fillimisht nënën dhe vëllanë e saj 11-vjeçar

Autoritetet kanadeze kanë identifikuar autoren e sulmit të ndodhur një ditë më parë në një shkollë, ku humbën jetën tetë persona dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur.

 

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për 18-vjeçaren Jesse Van Rootselaar e cila kishte lindur si djalë, por 6 vite më parë, kur ishte vetëm 12 vjeç, kishte nisur periudhën e transformimit pasi ndjehej femër. Ajo u gjet e pajetë në vendngjarje dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje pas sulmit.

 

Hetimet paraprake tregojnë se, përpara ngjarjes në shkollë, e reja dyshohet se kishte vrarë edhe nënën dhe vëllain e saj 11-vjeçar. Trupat e tyre të pajetë u gjetën në një banesë pranë vendit ku ndodhi sulmi.

 

Mes viktimave në shkollë janë një mësuese 39-vjeçare, tre nxënëse 12 vjeçe dhe dy nxënës, një 12 dhe një 13 vjeç. Autoritetet kanë bërë të ditur se, bazuar në hetimet e deritanishme, nuk dyshohet për persona të tjerë të përfshirë në të shtënat.

 

Policia njoftoi gjithashtu se Van Rootselaar kishte braktisur shkollën e mesme Tumbler Ridge katër vite më parë./JOQ

XS
SM
MD
LG