Fshehu pasurinë, Apeli dënon ish-kreun e Kushtetueses
Tuesday, 13 February 2024 12:51
Bashkim Dedja u dënua me 6 muaj burg që ju konvertua në 1 vit shërbim prove. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese dënohet me 6 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit.Dënimi për bashkim Dedjan u konvertua në një vit shërbim prove. Ai u akuzua nga SPAK për fshehje pasurie. Sipas Prokurorisë, ish-numri një i Kushtetueses, ka fshehur një apartament të ndodhur në Golem dhe ka bërë deklarim të rremë për burimin e krijimit të apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 146 m2, lidhur me një hua të marrë nga kunati i tij.
Nga Klan News