E mitura përfundoi në spital pas përdhunimit, del EMRI i 31-vjeçarit të arrestuar
Saturday, 17 February 2024 18:45
Elvis Qekaci është 31-vjeçari nga Tirana, i cili u arrestuar ditën e sotme nga Policia, pasi dyshihet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Sipas autoriteteve policore, abuzimi seksual ka ndodhur më 11 shkurt. E mitura përfundoi në spital pas abuzimit seksual për ndihmë mjekësore dhe uniformat blu u informuan mbi rastin.
Pas hetimeve, autoritetet policore kanë identifikuar autorin Elvis Qekaci, duke e vënë në pranga ditën e sotme.
Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Elvis Qekaci, 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur”, njoftoi policia./Boldnews