Ngjarje shokuese në Greqi/ Djali i pret kokën babait me sharrë elektrike dhe njofton policinë: E vrava, ejani më merrni
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Trikala të Greqisë, ku një 46-vjeçar ka vrarë babain e tij 76-vjeçar. Sipas mediave greke, djali i preu kokën të atit me sharrë elektrike brenda biznesit të tyre familjar. Pas krimit, ai telefonoi policinë duke thënë “kam probleme psikologjike, ejani më merrni, vrava babain tim”. Punonjësit e policisë që shkuan në vendngjarje u përballën me pamje tmerruese. Autori u arrestua nga policia dhe u dërgua fillimisht në spital, pasi kishte lënduar veten pas vrasjes së babait.
Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Një banor i zonës tha për autoritetet se kishte dëgjuar zënka mes djalit dhe babait të tij. “Por nuk e imagjoja kurrë që ai do ta vriste”, ka thënë banori. Krimi ndodhi pas një konflikti mes të dyve. /tvklan.al