Lidhje


Trump i kërcënoi me “zhdukje të qytetërimit”, Irani ndërpret kontaktet direkte me SHBA

Irani ka ndërprerë komunikimin e drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump, i cili paralajmëroi se mund të “shkatërrojë të gjithë qytetërimin” iranian nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit të vendosur.

 

Sipas një raportimi të The Wall Street Journal, që citon zyrtarë të Lindjes së Mesme, Teherani ka vendosur të pezullojë kanalet direkte me Uashingtonin, në shenjë proteste ndaj retorikës së ashpër të orëve të fundit. Megjithatë, bisedimet nuk janë ndërprerë plotësisht, pasi negociatat po vazhdojnë në rrugë indirekte përmes vendeve ndërmjetëse.

 

Burime nga mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mbetet ende e paqartë nëse kontaktet e drejtpërdrejta mes dy palëve do të rikthehen përpara skadimit të afatit të vendosur nga pala amerikane.

 

Pavarësisht ngrirjes së komunikimit ballë për ballë, përpjekjet diplomatike për një armëpushim apo një marrëveshje të mundshme vijojnë, duke lënë të hapur mundësinë për një zgjidhje në orët në vijim. Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar lidhur me këto raportime./JOQ

XS
SM
MD
LG