Lidhje


Izraeli po lufton të mbylli Al jazeeran / Janë përgatitur “procedurat e nevojshme” për mbylljen e televizionit Al Jazeera-tha ministri israelit

Ministri izraelit i Komunikimeve, Shlomo Karhi, ka bërë të ditur se qeveria ka përgatitur “procedurat e nevojshme” për të mbyllur televizionin Al Jazeera të financuar nga Katari, transmeton Anadolu. Kjo erdhi gjatë një seance të mbajtur nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare në Knesset (parlamenti izraelit) për të diskutuar një projektligj që i mundëson ministrit Karhi “të urdhërojë mbylljen e një medie nëse zbulohet se dëmton sigurinë kombëtare”. “Ne përgatitëm procedurën e nevojshme për mbylljen e televizionit Al Jazeera. Ka çështje të tjera që neve mund të na duhet t’i adresojmë”, tha Karhi.

 

Projektligji u miratua nga qeveria më 12 shkurt dhe kaloi leximin e parë në Knesset.

 

Sipas projektligjit, ministri i Komunikimeve do të autorizohet të mbyllë rrjetet e huaja që operojnë në Izrael dhe të konfiskojë pajisjet e tyre nëse ministri i Mbrojtjes identifikon se transmetimi i tyre për bën “dëm të vërtetë për sigurinë e shtetit”.

 

Më herët, Kahri ka akuzuar kanalin e lajmeve të Katarit se punon kundër interesave të mbrojtjes së Izraelit dhe se nxit ndjenja anti-izraelite.

 

“Ne ia dolëm të ndryshojmë rregulloret e urgjencës në një mënyrë të paprecedentë dhe i vendosëm në përdorim, mbyllëm (kanalin libanez) Al Mayadeen”, tha Kahri.

 

Sipas tij, “këto media nxisin kundër Izraelit dhe janë tuba ushqimore për qytetarët arabë të Izraelit dhe për ata në Autoritetin Palestinez”.

 

Al Jazeera ka një zyrë në Izrael dhe një ekip korrespondentësh që punojnë gjatë gjithë vitit, duke përfshirë mbulimin e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, ku janë vrarë mbi 29.300 palestinezë që nga 7 tetori./AnadoluA

XS
SM
MD
LG