Ashtu siç tha edhe hoxhë Shefqet Krasniqi "Jemi afër vdekjes"/ Përplaset nga makina bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën
Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza është aksidentuar nga një makinë sot në Prizren, teksa ishte duke ecur në rrugë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vajza e tij, Gresa Behluli. “Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi konfirmoi për Telegrafin rastin, duke thënë se Behluli është goditur derisa ishte duke kaluar rrugën.“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
Shefqet Krasniqi para disa ditësh këshilloi këngëtaren e njohur Shkurte Fejza duke i thënë se të gjithë do ta shijojmë vdekjen herët a vonë, ndaj askush nuk mundet ta marrë me të mira atë pasi vdekja është pranë nesh më shumë sesa ne kujtojmë. Një këshillë e cila u keqkuptua nga shumë analistë dhe figura publike duke e etiketuar hoxhën si njeri të shitur që përdhos figurat kombëtare, turkoshak, i prapambetur etj etj. Një morri akuzash të cilat nuk i bëjnë aspak drejtësi asaj që hoxha tha duke e nxjerrë atë tërësisht nga konteksti të cilit hoxha i referohej. / Lajmi fillestar nga oranews.tv