Lidhje


Avioni i presidentit izraelit udhëton për 8-orë drejt Kazakistanit nga pamundësia për të përdorur hapësirën ajrore turke

Avioni i presidentit të Izraelit, Isaac Herzog ka ndjekur një rrugë prej 8 orësh gjatë udhëtimit të tij për vizitë dyditore në Kazakistan, për shkak se nuk mundi të përdorte hapësirën ajrore turke.

 

Televizioni izraelit "Channel 12" njoftoi se avioni i Herzogut ndoqi një rrugë alternative për të shmangur hapësirën ajrore të Turqisë.Në lajmin ku thuhet se avioni që transportonte Herzogun ka ndjekur një itinerar përmes Evropës dhe Rusisë për të mos hyrë në hapësirën ajrore turke, u raportua se avioni mbërriti në Kazakistan për 8 orë.

 

Presidenti izraelit Herzog në një deklaratë nga llogaria e tij në platformën e medias sociale të kompanisë X me qendër në SHBA, tha se ka mbërritur në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit./AA

XS
SM
MD
LG