Bruna Mersini bën me pagesë plazhet publike në Vlorë: 7 mijë lekë hyrja!
Një vendim i ri i Këshillit Bashkiak të Vlorës për vendosjen e një tarife prej 700 lekësh për përdorimin e plazheve publike ka ndezur diskutime të forta. Kryebashkiakja Brunilda Mersini ka miratuar vendimin që plazhet që deri dje aksesoheshin falas nga qytetarët, tashmë do të kenë një biletë hyrjeje prej 7 mijë lekësh.
Përfaqësues të shumicës socialiste mbrojtën vendimin, duke theksuar se tarifa synon të mbulojë kostot e menaxhimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave bregdetare publike. Megjithatë, gjatë mbledhjes nuk u dhanë detaje të plota mbi mënyrën konkrete të zbatimit.
Debati mbetet i hapur, ndërsa çështja e aksesit falas në plazhe vijon të mbetet një temë e ndjeshme për qytetarët dhe pushuesit. Pyetja që lind pas këtij vendimi është e drejtpërdrejtë: “a do të përkthehet kjo tarifë në shërbime më cilësore, apo do të rëndojë më tej xhepat e qytetarëve?”/joq