Lidhje


Influencuesi i rrjeteve sociale Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë arrestuar përsëri në Rumani 

Vëllezërit u arrestuan mbrëmjen e së hënës për shkak të akuzave që datojnë që prej 2012, 2015. Atyre iu dorëzua një urdhër-arresti evropian i lëshuar nga Gjykata e Magjistraturës Westminster në Londër - ndërkohë që një hetim është në pritje. Andrew, 37 vjeç dhe Tristan, 35 vjeç, mohojnë të gjitha akuzat kundër tyre. Përfaqësuesit e tyre thanë se ishin "plotësisht të përkushtuar për ti bërë ballë këtyre akuzave me vendosmëri të palëkundur". Një avokat që përfaqëson katër gra të cilat akuzuan Tate për përdhunim dhe sulm seksual tha se ata njoftuan policinë britanike që të kërkonte menjëherë ndalimin e tij pasi frikësoheshin se ai po planifikonte të ikte nga Rumania, thuhet në një deklaratë.

 

Matthew Jury, partneri drejtues në 'McCue Jury and Partners' tha se e mirëpriti arrestimin e Tate "pasi ka qenë një shqetësim me peshë për shumë njerëz, pasi që mendohej se Tate do të kërkonte të shmangte drejtësinë në Rumani po ashtu jashtë saj".

 

“Ne u jemi mirënjohës autoriteteve britanike që i kanë marrë seriozisht shqetësimet tona dhe kanë lëshuar një urdhër arresti"-tha ai.

 

Avokati gjithashtu i kërkoi Piers Morgan, Tucker Carson dhe të tjerë që të mos i japin Tate një platformë mediatike "ose të paktën t'i marrin në pyetje siç duhet për akuzat".

 

"Të lejosh Tate të përhapë dezinformata në lidhje me akuzat për akuzat për dhunë me të cilat përballet, jo vetëm në MB, ndihmon vetëm për të përhapur më tej ndikimin e tij toksik midis të rinjve dhe djemve të 'pambrojtur', diçka që të gjithë duhet të kërkojmë t'i japim fund." tha ai.

 

Vëllezërit po përballen me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor në Rumani, ku ata jetojnë, dhe më parë kishin qenë në burg e më pas në arrest shtëpiak që kur u ndaluan në dhjetor të 2022-it./skynews.com

XS
SM
MD
LG