Shqipëri, TIKA shpërndan ndihma për familjet në nevojë me rastin e muajit Ramazan
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë pako ushqimore për familjet e fëmijëve jetimë me rastin e muajit të Ramazanit, raporton Anadolu.Në aktivitetin e ndarjes së ndihmave në mjediset e Pallatit të Sportit "Farie Hoti" në Tiranë morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, si dhe familjet që pranuan ndihmat. Në fjalimin e tij në aktivitet, ambasadori Atay e cilësoi muajin e Ramazanit si një periudhë të veçantë që i bashkon vëllezërit, duke shtuar se me këtë rast janë mbledhur sot si dy popuj vëllezër.
Ai njoftoi se sot do të shpërndahen pako ushqimore për 900 familje. Gjithsej do të shpërndahen 3.500 pako. Këto dhurata, përveç Tiranës, do t'ua dorëzojmë të gjithë vëllezërve tanë në Shqipëri, nga Kukësi në veri deri në Korçë në jug, nga Berati deri në Vlorë dhe Fier, në shenjë dashurie dhe respekti të popullit turk për ju", u shpreh ai.
Ndërkaq, Gurra theksoi se si çdo vit ashtu edhe këtë vit në bashkëpunim me TIKA-n po ndihmojnë familjet në nevojë.
"Më lejoni që në emrin e institucionit që drejtoj dhe në emrin tuaj ta falënderoj së pari Ambasadën e Republikës së Türkiyes në Tiranë pastaj edhe TIKA-n e cila kontribuoi dhe po kontribuon çdo vit për të rritur mirëqenien e familjeve tuaja", tha Gurra./Nga AA