Lidhje


Mbërrijnë në Rinas 152 pasagjerët e parë me linjën direkte Spanjë-Shqipëri

Zbresin në Aeroportin e Rinasit 152 pasagjerët e parë që udhëtuan me linjën e re direkte të fluturimeve Spanjë-Shqipëri.

 

 “152 pasagjerët e parë zbritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me linjën e re direkte të fluturimeve Spanjë-Shqipëri të kompanisë spanjolle të flamurit #IBERIA

 

Çdo të martë, të enjte e të diel nga Madridi në Tiranë dhe anasjelltas, me një kapacitet rreth 30 mijë pasagjerë për sezonin veror, #IBERIA do të ofrojë më shumë mundësi për vizitorët spanjollë, që janë ndër grupet e turistëve me rritjen më të shpejtë dhe e vizitojnë Shqipërinë gjatë gjithë vitit./rtsh.al/

 
XS
SM
MD
LG