HISTORIKE/ Pas 102 vitesh hapet xhamia në Selanik, kryhet riti i faljes së Fitër Bajramit
Pas 102 vitesh, është hapur në Greqi xhamia Yeni, e cila deri më sot ishte përdorur si hapësirë ekspozite e Galerisë së Arteve komunale, u rihap sot. Autoritetet në Selanik e hapën xhaminë duke i dhënë mundësinë për të falur namazin besimtarëve myslimanë, të cilët sot festojnë Fiter Bajramin pas përfundimit të muajit të agjërimit.
Në orët e para të mëngjesit, në xhami u mblodhën një numër i madh besimtarësh për të falur namazin, ndërsa masat e policisë greke në zonë dhe perimetrin e objektit ishin shtuar. Oficerë policie qëndronin në hyrje të xhamisë duke kryer edhe kontrolle mes besimtarëve.
Vendimi i rrallë për Greqinë ortodokse, u mor nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe lutja e parë filloi në orën 07:30, nga Imami egjiptian Taha Apdelgalil, shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të Xhamisë Islame të Athinës.
Kjo ndodhi të kujton se feja e Zotit do të kthehet triumfuese edhe nëse kohët sjellin ndryshime drastike Zoti ka për ta përsosur fenë e Tij. Ai thotë në Kuran: Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët." Teube 32-33 (komenti i shtuar nga editori i faqes mexhlis)
Lajmi origjinal nga / Oranews