Lidhje


Turistet gjermane zihen me njëra tjetrën

Një sherr mes dy turisteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lukovë.

 

Mësohet se një turiste gjermane, ka shtyrë nga shkallët amerikanen me iniciale T.P 54-vjeçe.

 

Pas këtij konflikti çasti, të ndodhur në pallatin ku jetonin me qira dy turistet, policia ka shoqëruar në spitalin psikiatrik 60-vjeçaren gjermane, pasi dyshohet se vuan nga shëndeti mendor, ndërsa ajo amerikane është transportuar në spitalin e Vlorës.

 

Për këtë sherr të ndodhur, policia ka njoftuar ambasadat përkatëse./Joq

XS
SM
MD
LG