Lidhje


Deri kur do të vazhdojnë të vdesin "pa arsye" shqiptarët në rrugët e këtij vendi?/Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën, motorin, makinën dhe këmbësorin

Një aksident u shënua pasditen e djeshme në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës duke përfunduar në krahun e kundërt.

 

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një person me biçiklete, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

 

Si pasojë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

 

Sipas policisë, një automjet tip Benz kaloi me shpejtësi trafikndarësen, e më pas përplasi një makinë dhe biçikletë ku udhëtonte viktima me iniciale F.GJ dhe më pas përfundoi në një lavazh.

 

"Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj.

 

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij", njofton policia. 

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit./Nga politiko.al

XS
SM
MD
LG