Mbi 30 milionë dollarë mbështetje nga SHBA për muslimanët Rohingya në Bangladesh
SHBA njoftoi se do të sigurojë 30,5 milionë dollarë mbështetje për muslimanët Rohingya në Bangladesh, transmeton Anadolu.Në deklaratën e bërë nga Ambasada e SHBA-së në Dhaka, ambasadori Jeffrey Prescott, Përfaqësuesi i SHBA-së në Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) të Kombeve të Bashkuara (OKB), i cili erdhi në këtë vend për të vëzhguar sigurinë ushqimore, bujqësinë dhe aktivitetet humanitare, vizitoi muslimanët Rohingya në Cox's Bazar.Në deklaratë bëhet e ditur se SHBA-ja do të sigurojë 30.5 milionë dollarë mbështetje për muslimanët Rohingya në Bangladesh.
Kuponat mujore ushqimore të ofruara nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) për muslimanët Rohingya u reduktuan nga 12 dollarë në 10 dollarë dhe më pas në 8 dollarë në qershor 2023. Në janar 2024, kjo vlerë u rrit sërish në 10 dollarë.
Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, u takua me Drejtoreshën e Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM) Amy Pope në kryeqytetin Dhaka më 7 maj.
Hasina kërkoi nga Pope të gjente partnerë të rinj për të siguruar financim për të ndihmuar muslimanët Rohingya që jetojnë në Bangladesh.
Në Bangladesh, më shumë se 1.2 milionë muslimanë Rohingya vazhdojnë të luftojnë për të mbijetuar si refugjatë në 33 kampe dhe në ishullin Bhasan Char./AA