Themelohet lëvizja e re politike, "Lidhja e Re e Prizrenit" (L.LRP)
Monday, 10 June 2024 17:07
NJOFTIM PËR MEDIA
Duke parë gjendjen aktuale politike në hapësirën shqiptare, ku partitë politike kanë hyrë në rrethin e saj vicioz dhe të një "lufte" brenda llojit,
Duke parë se jeta shoqërore në të gjitha poret e saj është bërë e padurueshme përshkak të oligarkëve politikë të cilët kanë vënë pushtetin e tyre personal mbi interesatkombëtare.
Duke kujtuar ata burra dhe gra të cilët u sakrifikuan për idealet e lirisë dhe integrimit kombëtar, të cilët këtu e 146 vjet më parë u bashkuan në Prizren për t'i dalë në mbrojtje atdheut i cili po rrezikohej nga pushtuesit grekë dhe sllavë ku si rezultat i atij bashkimi shpëtoi një e katërta e hapësirës shqiptare prej 28 mijë km².
Duke kujtuar breza të tërë që u sakrifikuan për liri dhe bashkim kombëtar, vleratpolitike dhe luftarake të tyre posaçërisht
Organizimin e luftës çlirimtare në hapësirat shqiptare nga 1912-2001,
Sakrificën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij dhe gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit,• Të përkushtuar në mbrojtjen e vlerave njerëzore, familjare e kombëtare;
NJOFTOJMË opinionin publik se më datë, 10 Qershor 2024, u themelua Lidhja e Re ePrizrenit (L.LRP).
L.LRP do të regjistrohet si lëvizje legale politike në Kosovë. Selia e L.LRP është në Prizren.L.LRP legalisht dhe institucionalisht do të jetë prezente në tërë hapësirën shqiptare dhejashtë saj.
Ideali i Lidhjes së Prizrenit, është ideal i brezave. Andaj, ftojmë të gjithë shqiptarët nëBallkan e në Diasporë t'i bashkohen këtij ZËRI POLITIK LEGAL.
shilli nismëtar:
Ardian MUHAJ, Avokat, Bledar UKU, Daim ISEMI, Kryetar i SHVL MV, Doc.Dr.Muhamed JUSUFI, Prof. Murat ABDURRAHMANI, Nazmi HAJREDINI, Kryetar i SHV tëUÇPMB, At Nikolla MARKU, Kisha Autoqefale Shqiptare, Prof.Asoc.Dr. Pëllumb VORPSI,Prof.Asoc. Dr. Safet KRASNIQl.
Kontakti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it./rtvbesa