Lidhje


Hiqen lejet dhe dënimet për muret e tarracat, punimet vetëm me letërnjoftim

Muret rrethuese, çatitë dhe avllitë mund të riparohen nga qytetarët, pa pasur nevojë për aplikim dhe pritjen e lejes deri në fillimin e punimeve.

 
 
Kjo procedurë u jep mundësi, veçanërisht banorëve që jetojnë në zonat rurale dhe prej vitesh janë përballur me pengesa, madje edhe dënime kur kanë tentuar të bëjnë rregullime pa leje.

Vendimi pritet të hyjë ne fuqi javën e tretë të qershorit, pasi të botohet në fletoren zyrtare.

 

Euronews Albania mëson se çdokush që dëshiron të bëjë këto lloje punimesh, para rregullim të mureve dhe të çative, do të duhet të marrë formalisht një njoftim në njësinë administrative.

 

Një vendim i ngjashëm është marrë edhe për objektet që shfrytëzohen për bujqësi, ku parashikohet të rriten sipërfaqet e shfrytëzueshme të tokës, magazinimi i prodhimeve dhe rendimenti në sera.

 

Kujtojmë se kapja në flagrancë e qytetarëve që kanë bërë riparime pa leje, u ka kushtuar atyre gjoba dhe dënime, si dhe ka hapur një debat të fortë në shoqëri për masat e ashpra që ishin sanksionuar me ligj./EN

XS
SM
MD
LG