Lidhje


Drejtësia që liron vrasësit me "patentë" /Aksidentoi dy persona te Kryeministria, lirohet 22-vjeçari

Gjykata e Tiranës liroi Jorgaq Thëngjillin, i cili u hetua nga prokuroria e Tiranës për një aksident te Kryeministria, ku të plagosur mbetën dy persona.Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjashtë muaj pas aksidentit ku u dëmtuan dy qytetarët K. Doko dhe D. K , një aktekspertizë e dërguar nga mjekësia ligjore ka dalë në konkluzionin se të dëmtuarit ishin plagosur lehtë. Prokurori ndryshoi kualifikimin e veprës nga plagosje e rëndë në të lehtë dhe kjo vepër është në rrezen e amnistisë. 

 

Avokatja Gjustina Golloshi i tha gazetares Anila Hoxha se kërkoi zëvendësimin e masës se aktet e ekspertimit nuk i përgjigjen më kushteve të masës.

 

Prokurori, bazuar në këtë dokument, pra në cilësimin e veprës, ka kërkuar gjithashtu pushimin e hetimeve.

 

Pas lirimit në sallën e gjykatës të 22-vjeçarit, gjykata do të shprehet për pushimin e çështjes për shkak të amnistisë në një datë tjetër.

 

Por çfarë ndodhi atë ditë dhe kush është kategoria e tillë e njerëzve që po vrasin dhe plagosin vazhdimisht këbësorët e pafajshëm në rrugët e Shqipërisë?

 

Jorgaq Thengjilli, i ndëshkuar me 20 gjoba dhe i apasionuar pas shpejtësisë, ka aksidentuar me makinë dy të rinj në rrugën “Ismail Qemali” pranë Kryeministrisë në Tiranë më 5 nëntor. Sipas policisë ndërsa ishte me shpejtësi të lartë, i riu humbi drejtimin e makinës dhe u ngjit në trotuar pranë kryeministrisë duke përplasur çiftin e të rinjve që përfundoi në spital. Ky nuk është rasti i parë por shpresojmë të jetë i fundit edhe pse duhet thënë që ka pasur plagosje apo aksidente fatale, autorët  të cilëve janë liruar nga "drejtësia". Veprime të tilla inkurajojnë të tilllë individë të cilët patentohen nga shteti dhe më pas lirohen nga drejtësia duke ikurajuar mendjelehtët dhe maskarenjtë që "pasionet" personale ti zhndërrojnë në fatkeqësi kolektive.

 

 

XS
SM
MD
LG