Lidhje


U gjet i dhunuar në mes të rrugës në Tiranë, vdes 42-vjeçari nga Korça/Erdhi në Tiranë për t’u takuar me vajzën që fliste online, por në takim i doli i dashuri i saj

42 vjeçari nga qyteti i Bilishtit Rigels Kaso nuk ja del për të mbijetuar ndaj dhunës së ushtruar ndaj tij pak ditë më parë në kryeqytet pasi rreth 17:30 ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës.

 
Burime pranë këtij spitali thanë se gjatë gjithë këtyre ditëve 42 vjeçari ka qënë në koma të pakthyeshme pasi gjendja e tij që në momentin e parë të paraqitur në këtë spital ka qenë shumë e rëndë.

Që nga momenti i mbërritjes në spitalin e Traumës dhe deri ditën e sotme, Rigels Kaso ka qenë në gjendje kome.

 

Burime pranë policisë së kryeqytetit bëjnë me dije se Kaso u dhunua në derën e një pallati në Kombinat, ku shkak i dhunës mendohet të jetë bërë një bisedë në rrjetet sociale./EN

XS
SM
MD
LG