Lidhje


Shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Kosovë, policia jep detaje

Pak më herët ka ndodhur një shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, i cili dyshohet se ka qenë një granatë dore, ku janë dëmtuar dy vetura derisa nuk ka pasur persona të lënduar. Detaje për këtë rast për IndeksOnline dha zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani për IndeksOnline. 

 

Por se si ka ndodhur rasti nga shpërthimi atje, tashmë kanë filluar të shfaqen edhe pamjet nga vendi i ngjarjes./indeksonline

XS
SM
MD
LG