Lidhje


Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur këtë të mërkurë/ Një 8-vjeçar aksidentohet dhe një 40 vjeçar .......

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bathore, ku një i mitur ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës. 8-vjeçari u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 
Ndërsa një 40-vjeçar në Fier ka marrë aktin e rëndë, duke i dhënë fund jetës.

 

Mëngjesin e sotëm familjarët e kanë gjetur atë në në vendin e quajtur “Ish-SMT” të vetëvarur.

 

“Rreth orës 09:45, në fshatin Levan, në vendin e quajtur “Ish-SMT”, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. R., rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, thuhet në njoftimin e policisë.

XS
SM
MD
LG