Lidhje


Dy fatalitete ndodhën sot në Tiranë, një vetvrasje dhe një aksident me pasojë vdekjen

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Tiranë. Një 23-vjeçare, dyshohet me probleme të shëndetit mendor dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Teksa një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të enjte. M. S., rreth 68 vjeçe ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.Policia bën të ditur se e moshuara po pastronte dritaren e banesës kur ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka gjetur vdekjen.

 

 

Detaje nga policia:

 

“Më datë 15.08.2024, në rrugën “Asim Vokshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja N. L., 23 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

XS
SM
MD
LG