Lidhje


Pronarët e hotelit vrànë me armë dy kunetërit, plagosën edhe kamarierin

Mësohet se dy vëllezërit, autorë të ngjarjes Eduard dhe Gezim Frroku pronarë të një hoteli në Velipojë janë konfliktuar dy muaj më parë me viktimat. Ata kanë qëlluar me 6 plumba kundrejt dy personave Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha. Dy të plagosurve u tentua t’u jepej ndihma e shpejtë, por për fatin e keq nuk mundën të mbijetojnë.

 

Policia vijon kërkimet për arrestimin e dy vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel ‘Holiday’ në plazhin e Velipojës, të cilët akuzohen se vranë Ersild Ishmin, 33 vjeç dhe kunatin e tij Arsid Hoxha, 22 vjeç.

 

Ndërkohë sot policia arrestoi dy punonjës të hotelit pasi dyshohet se janë përfshirë në konfliktin ndërmjet dy vëllezërve Frroku dhe dy kunetërve Hoxha dhe Ishmi. Në pranga kanë rënë Marjo Pali, 29 vjeç banues në Shkodër dhe Zyber Zagrad, 26 vjeç banues në Dibër.

 

Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë pikërisht dy vëllezërit Frroku si dhe viktima Ersild Ishmi.

Vëllezër Frroku, pronarët e hoteli ‘Holiday’ në Velipojë, autorë të vrasjes së dysfishtë’

Si ndodhi ngjarja?

 

Kujtojmë se ngjarja  e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënës, 19 gusht. Zanafilla e konliktit mes dy vëllezërve Frroku dhe viktimës Ishmi daton që më 28 qershor.

 
 
 

Në atë kohë, një konflikt kishte shpërthyer mes punonjësve në hotelin e dy vëllezërve Eduart dhe Gëzim Frrokut. Njëri prej kuzhinierëve të këtij hoteli u konfliktua me kamarierin. Në ndihmë të këtij të fundit erdhi Ersild Ishmi, i cili kishte lidhje miqësore me të dhe kishte ndërhyrë për të zgjidhur situatën, por përfundoi në prangat e Policisë pasi kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin.

 

Më tej ai u largua nga vendngjarja dhe blutë bënë të mundur arrestimin e tij vetëm disa orë më pas.

 

Ndaj 33-vjeçarit Gjykata më pas ndryshoi masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Mbrëmjen e 19 gushtit, Ishmi theu masën e sigurisë dhe shkoi në hotelin “Holiday”.  Si duket 33-vjeçarit nuk i kishte dalë “inati” dhe  rreth orës 21:00, së bashku me kunatin e tij, Arsid Hoxhën, shkuan në hotelin e dy vëllezërve Frroku ku dhe pas konfliktit me ta u qëlluan me armë zjarri.

 

Ersild Ishmi

Fatkeqësisht plumbat në drejtim të Hoxhës dhe Ishmit rezultuan fatalë për të rinjtë. Arsid Hoxha mori dy plumba, një në gjoks dhe një në bark, ndërsa 33-vjeçari u vra me tre plumba, dy në gjoks dhe një në bark.

 

Pavarësisht ndihmës dhe përpjekjes së bluzave të bardha për t’i mbajtur në jetë, 22-vjeçari Arsid Hoxha dhe 33-vjeçari Ersild Ishmi nuk arritën të mbijetonin si pasojë e plagëve të shumta të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Hoteli “Holiday” ne pronesi te dy vellezerve Frroku

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, 19 gusht 2024!

 

Viktima: Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç (burri i motrës i Ersildit)

I plagosur: Zyber Zagrad, 26 vjeç kamarier në hotelin “Holiday” në plazhin e Velipojës, banues në Dibër

Në kërkim: Edmir Frroku, Gëzim Frroku. Dy vëllezër, pronarë të hotel Holiday në Velipojë

Arrestohet: Zyber Zagrad, kamarieri dhe Marjo Pali, banues në Shkodër, punëtor i hotelit

 

 

Informacion paraprak i policisë:

 

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I., të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital. Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./boldnews

XS
SM
MD
LG