Lidhje


Gjithë vendet e ndalojnë, Shqipëria e lejon të hyjë në portin e saj/Anija e ngarkuar ‘me eksplozivë për I'zraelin’ ankorohet në Porto Romano

Një anije e menaxhuar nga Gjermania, që dyshohet se mbarte eksploziv për në Izrael, thuhet se është ankoruar në Shqipëri.Batic Insight tha se kishte fotografuar Katherine 8,000 dwt (ndërtuar në vitin 2010) të ankoruar në terminalin e Porto Romanos në Durrës të enjten në mëngjes.Nuk ishte e qartë nëse anija po shkarkohej apo po mbushej me karburant.

 

Terminali është në pronësi të shtetit.

 

Në një kodër aty pranë, gazetarët e Baltic Insight u takuan nga dy të rinj me rroba civile, të cilët u prezantuan si punonjës të policisë së shtetit.

 

Ata i kërkuan gazetarëve të mos fotografonin anijen, duke thënë se nuk lejohej.Qeveria shqiptare nuk i është përgjigjur kërkesës së Baltic Insight për koment.

 

Të dhënat e fundit të AIS erdhën pesë ditë më parë, duke treguar se anija po shkonte jashtë Italisë, në drejtim të veri-lindjes në detin Jon.

 

 Katherine është paraqitur me flamur portugez, por të dhënat e AIS tregojnë se është e regjistruar në Gjermani.

 

Anija u largua nga porti Hai Phong i Vietnamit më 21 korrik.

 

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për Palestinën, Francesca Albanese, u ka kërkuar vendeve mos të lejojnë që anija të shkarkojë ngarkesën e saj.

l

Abanese ka thënë se tetë kontejnerë me eksploziv "janë komponentë kyç në bombat dhe raketat e avionëve" të përdorura nga Izraeli kundër palestinezëve.

 

 Amnesty International i tha Baltic Insight se Shqipëria rrezikon të shkelë konventat ndërkombëtare nëse e ka lejuar anijen në territorin e saj.

 

“E drejta ndërkombëtare humanitare i ndalon të gjitha shtetet të transferojnë armë tek një palë gjatë një konflikti të armatosur”, tha studiuesi ndërkombëtar i ushtrisë, sigurisë dhe policisë së grupit të të drejtave të njeriut, Patrick Wicken. Malta më herët kishte refuzuar të lejonte hyrjen në anije. Kathryn thuhet se kishte kërkuar të ndërronte ekuipazhin e saj.

 

Ministri i jashtëm portugez Paulo Rangel ka thënë gjithashtu se ngarkesa përfshin eksplozivë të destinuar për Izraelin.

 

Raportet e brendshme thanë se qeveria portugeze ka kërkuar tërheqjen e flamurit të anijes.

 

Katherine iu mohua hyrja në Namibi në gusht për shkak të natyrës së ngarkesës së saj.

 

Anija administrohet nga Lubeca Marine e Gjermanisë, e cila nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

XS
SM
MD
LG