Lidhje


Anija me mbetje të dyshuara të rrezikshme ankorohet në Portin e Durrësit

Ankorohet në portin e Durrësit anija turke Moliva me 2100 ton mbetje të dyshuara toksike. Anija që u kthye nga Tajlanda në fund të Tetorit qëndroi për disa ditë në radën e portit të Durrësit.

 

Burime nga Autoriteti Portual Durrës thanë për ABC News disa ditë më parë se prokuroria e Durrësit ka urdhëruar që anija “Moliva” me 102 kontejnerët të mos i afrohej portit pasi mund të kontaminohen produktet ushqimore që ndodhen në sheshin e kontejnerëve që ndodhen në kontejnerët e tjerë.

 

Në një deklaratë për mediat pas kthimit të anijes nga Tajlanda, drejtori ekzekutiv i “Biasel Action Netëork”, Jim Puckett tha se është i sigurt që këto kontejnerë përmbajnë mbetje të rrezikshme.

 

Prokuroria urdhëroi mbajtjen e 102 kontejnerëve në një vend të sigurt, larg nga zonat e banuara dhe me kushte sigurie fizike dhe shëndetësore, ndërsa paralelisht po kryhen hetimet dhe analizat e nevojshme.

 

Kontejnerët me mbi 2 mijë ton mbetje nga djegia e hekurit dhe çelikut u nisën nga Porti i Durrësit që nga data e 4 gusht me destinacion final Tajlandën./boldnews

XS
SM
MD
LG