Zbardhet dinamika e v.rasjes! Autori dhe v.iktima miq! Dedja u ngrit nga tavolina për ta përqafuar, 27-vjeçari e q.ëlloi pa asnjë fjalë
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës, ku pas të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Alfred Dedja, rreth 50-vjeç. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, ishte mik me Dedjan.
Në momentin e ngjarje, viktima ka qenë duke drekuar me miqtë, kur në momentin që është futur në lokal 27-vjeçari, Dedja është ngritur për ta përqafuar, por ai e ka qëlluar me armë zjarri, pa i thënë asgjë.
Pas të shtënave autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij konflikti janë bërë prishja e pazareve të drogës mes autorit dhe viktimës./Top Channel