Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona
Sunday, 29 June 2025 08:55

Në një operacion shpëtimi të zhvilluar ditën e sotme, 16 persona kanë kërkuar ndihmë tek Policia Kufitare e Himarës pasi, duke lundruar me canoe midis plazhit të Qeparoit dhe Borshit, nuk kanë mundur të rikthehen në breg për shkak të dallgëve të forta.
Punonjësit e Policisë Kufitare kanë ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar dhe shpëtuar personat e bllokuar, të cilët ishin në rrezik. Të gjithë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pasur të lënduar.
Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë lundrimit, veçanërisht në ditët me erë dhe dallgë të forta, dhe ka ftuar qytetarët të respektojnë masat e sigurisë për të shmangur çdo rrezik.