Një tjetër grua e vrarë / Me profesion bankiere, kjo është Suela Saliaj, 32-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-partneri në SHBA
Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e një zone në SHBA, ku një i ri shqiptar vrau ish gruan e tij, Suela Saliaj dhe më pas u largua me vajzën e tij 8-vjeçare. Autori është Renato Muhaj, ndërsa bashkëshortja e ndjerë është identifikuar si Suela Saliaj, e cila ka qenë me profesion bankiere. Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e çiftit, e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë.
Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj. Prej shumë vitesh ajo kishte eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.
Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.
Sipas mediave amerikane Renato Muhaj 34 vjeç, vrau ish gruan Suela Saliaj, ndërsa policia shpëtoi vajzën 8-vjeçare e cila ishte rrëmbyer.
Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë 911. Të dy prindërit janë trajtuar në spitalin Morton Plant pas incidentit.
Nga Bota sot