Lidhje


Erdogan u nis sot drejt Egjiptit për të marrë pjesë në Samitin e paqes për armëpushimin në Gaza

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan udhëtoi për në Egjipt për të marrë pjesë në Samitin e paqes në Sharm el-Sheikh. Erdoğani u përcoll në aeroportin Esenboğa nga zëvendëspresidenti Cevdet Yılmaz, sekretari i përgjithshëm i Presidencës Hakkı Susmaz dhe guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin.

 

Gjithashtu për në Egjipt bashkë me presidentin Erdoğan udhëtuan edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Burhanettin Duran dhe këshilltari kryesor i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç. 

 

Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin e paqes në Sharm el-Sheikh, një takim për të diskutuar marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Gaza, me ftesë të presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe presidentit të ShBA-së Donald Trump.

 

Është planifikuar që presidenti Erdoğan të mbajë një fjalim në samit dhe të zhvillojë konsultime me udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse./trt

XS
SM
MD
LG