Sëmundjet mendore një fenomen shqetësues për shoqërinë tonë / Plagoset një polic në Lezhë, ndërhynë për të neutralizuar disa persona me probleme të shëndetit mendor
Thursday, 15 February 2024 13:16
Një efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrilë të Lezhës. Forcat e policisë kishin shkuar në mbështetje të institucioneve lokale për neutralizmin e një familjeje me persona me probleme mendorë dhe janë hasur në rezistencën dhe dhunën e tyre. Të sëmurët janë dërguar në psikiatrinë e Shkodrës ndërsa polici po merr mjekim në urgjencën e Lezhës. Sëmundjet e shëndetit mendor ngelen fenomene mjaft shqetësuese dhe të përsëritura në mesin e antarëve të shoqërisë sonë. Ndaj sensibilizimi dhe vëmendja ndaj tyre duhet të jetë prioritet i politikave sociale dhe padyshim duhet të jetë në qendër të kujdesit dhe mbikqyrjes shtetërore ndaj këtij fenomeni të përhapur.
Lajmi nga gazeta tema