Kujdes nga libri "Mashtrimi i Allahut" nga princi kristian.
Duke i hedhur një sy librit të princit kristian, do të thoja paçavures dagtilografike protestanto- evangjeliste, i cili ngelet anonim si çdo sulm banal dhe pa kurrfarë baze racionale apo epistemologjike, mu duk e pamundur ti kundër përgjigjesha me argumente shpifjeve që përmbledh ky libër elektronik paçavure. Kjo jo sepse nuk kemi ç'të themi por ka kaq shumë shpifje banale saqë nuk di nga ta kapësh, kështu që në fund është kollaj i kundërshtueshëm ndaj edhe lodhës në akuza apo shpifje. Realisht ky nuk është as i pari as i fundit, këtë retorikë kanë pasur themeluesit e kishës, që me Gjonin e Damaskut i cili ka bërë librin 'The Fountain of Wisdom' ku shpif ndaj pejgamberit të Islamit dhe vet Islamit e deri tek princi i krishterë i postmodernizmit postkomunizëm. Të gjithë kanë një të përbashkët, urrejtjen e pabazë, dhe çoroditëse, me përjashtim të një trajte të re interpretimit personal ku shpesh në libër e gjen në formën e ofendimeve (të dënueshme me ligj) që me ç'duket vijnë nga një mendje goxha perverse.
Faktikisht lista e sharjeve është kaq e gjatë saqë e para nuk ia vlen me u marrë por e dyta duke parë që njerëzit me probleme mendore të tillë janl shtuar atëherë na delbsi detyrë të jemi vigjilentë nën moton e Numan ibn Beshirit i cili thotë : ' O ju njerëz i pengoni (të bëjnë keq) mendjelehtët nga mesi juaj, e nëse nuk e bëni kanë për tju shkatërruar ".
Ajo që do shkëpusë nga libri është një pjesë ku shfaqet injoranca gjuhësore e një njeriu anonim. Aty thuhet : "E para është 5 (lillah) dhe e dyta është 5) (Allah). Në arabisht, al i jep emrit trajtën e shquar, kështu që nëse heqim Alnga Allah dhe lil nga lillah, kjo na le me lah (perëndi) një fjalë që e kanë të përbashkët të dy emrat. Në fakt, lah ishte emri i perëndisë hënor, perëndia kryesor egjiptian dhe një perëndi që adhurohej dhe nga arabët. Në shqip lillah përkthehet perëndi-së (Allah-ut) dhe Allahu përkthehet perëndi-a (ose Allah-u në varg)."
Këtu zotëria bën analogji ngjashmërish gjuhësore kur dihet që edhe arabët edhe hebrenjtë janë pjesë e popujve semit të cilët i kanë dhënë shumë gjithë atij rajoni aty, madje sipas disa historianëve, përzierja e popujve semit dhe Hitive ka qenë themeli formësues i Egjiptit dhe gjuhës Egjiptiane.
Allahu (/ˈæl.lə, ˈɑːl.lə, əˈl.lɑː/; Arabisht:[الله] Allāh, është fjala e përdorur në arabisht e cila i referohet emrit Allah. Në gjuhën angleze, fjala në përgjithësi i referohet Zotit në Islam. Fjala mendohet se rrjedh nga forma e shkurtuar gjuhësore al-ilāh, që do të thotë "zot" dhe lidhet gjuhësisht me fjalët aramaike Elah dhe siriane Alaha dhe hebraike El (Elohim).
Kjo është një formë gjuhësore e mirë njohur në të gjitha gjuhët e vjetra semite, po ashtu edhe në periudhën para islame ku arabët politeistë e përdorën emrin Allah si referencë për një perëndi krijues ose një hyjni supreme të panteonit të tyre të perëndive pagane. Studiuesit referojnë (këtu princi nuk përmend asnjë kërkim serioz për të qenë pak më serioz), se variantet rajonale (pra vendeve të gjysëmhënës së begatë) të fjalës Allah janë gjetur si në mbishkrimet pagane ashtu edhe në ato të krishtera paraislame.
"Thuaj Ai Allahu është Një." [El-Ikhlas: 1].
Disa dijetarë kanë thënë se ky emër nuk përmban ndonjë domethënie, por ky është një emër i përveçëm që tregon për qënien e Allahut. Ky mendim nuk është i saktë sepse origjina e këtij emri në gjuhën arabe është " ilah" اله, që do të thotë "i adhuruar", rrënja e fjalës إله "ilah" është " ألوهة و إلهة يأله أله "elihe, je'lehu, ilaheten dhe uluheten" që do të thotë; "adhuroi, adhuron, adhurim" kështu që emri Allah الله është i përbërë nga pjesëza "أل" "eli" dhe fjala: "إله" "ilah" (i adhuruar) si rrjedhojë kuptimi i emrit "Allahu" është: "i Adhuruari.".
Ibnu Abazi ka thënë: "Allahu është Ai të Cilit i takon ta adhurojnë të gjitha krijesat.
Pra kur që në fillim princi 'ynë' shfaq të meta të thella në dijet islame dhe mbi të gjitha paragjykim dhe gjuhë të ulët.
Nuk e di se nga çfarë është mërzitur më tepër princi ynë, nga fakti që muslimanët e kanë etiketuar tekstet e Bibëlës si të stisura nga kohët dhe njerëzit apo nga fakti se janë adhurues të një koncepti që ka dalë (hyrë në këtë botë) nga mitra e një gruaje dhe ka dalë prej kësaj bote nga "vrima e një kryqi" ?