Lidhje


2 Mars / Gylenistët përgatisin në mënyrë te fshehtë zgjedhjet për kryetarin e KMSH-së

Në mënyrë të fshehtë si skutha dhe hajduta zgjedhjesh, gylenistët po pergatisin zgjedhjen e kryetarit të KMSH. Pasi kanë vjedhur dhe shkaterruar gjithë procesin zgjedhor per këshillat në vitin e shkuar, tashmë ska asnjë surprize dhe gjithçka është e planifikuar me detaje nga anetaret e organizatës te*roriste. Zgjedhjet janë vendosur te kryhen në 2 Mars, por ky informacion është ruajtur sekret dhe për këtë janë njoftuar vetëm anetaret e Këshillit të Pergjithshëm të KMSH, ku sipas statutit bëjnë pjesë 96 veta, Kryesia e KMSH, myftijtë dhe anëtaret e zgjedhur të cilët kanë dalë nga procesi i manipuluar zgjedhor i kryer në muajt Qershor-Shtator 2023.

 

Nga burimet e brendshme kryetari do te jetë i njëjti besniku i organizatës te*roriste Gylen, Bujar Spahiu kurse xholi, kandidati fals, akoma nuk bëhet e ditur se kush është.

 

Kryesia gyleniste ka thirrur në KMSH të gjithë myftijtë e rretheve si myftijte gylenistë ashtu dhe ata jo gylenistë, per t’iu bërë presion në mënyrë që të mos ketë ndonjë rrjedhje (ose rrjedhja të jetë e kontrolluar) në votat për Bujar Spahiun.

 

Komuniteti Musliman i Shqipërisë është një nga institucionet më të rendesishme shtetformuese te shtetit shqiptar, megjithate  askush nuk di per zgjedhjet qe do te behen ne këtë institucion pas 10 ditësh, as besimtaret musliman, as qytetarët shqiptare, as mediat. Organizata Gylen sillet në mënyrë totalisht jotransparente dhe  arrogante duke nëpërkëmbur dhe poshteruar të gjithë muslimanët shqiptarë.

XS
SM
MD
LG