Lidhje


Kujdes, ka plot shpirtëzinj vërdallë /Merrte fotot e videot dhe hapte profile false me shprehje denigruese, arrestohet 22-vjeçari: Kërkonte deri në 1 mijë Euro që…

Një 22-vjeçar që shantazhonte persona të ndryshëm në rrjetet sociale është vënë në pranga në Tiranë. Policia thotë se ai merrte fotografi dhe video të personave të ndryshëm në rrjetet sociale.Më pas i publikonte ato në profile false me shprehje fyese dhe denigruese. Për fshirjen e tyre, ai kërkonte shuma parash që shkonin deri në 1 mijë Euro.

 

 

“Po nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, është autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, me të dëmtuar që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë hetimeve është dokumentuar edhe një ngjarje e vjetër nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike”, njoftoi policia./tvklan.al

XS
SM
MD
LG