Holandë, flamuri turk valëvitet mbi godinën e bashkisë së Roterdamit në mbështetje të Turqisë
Mbi godinën e bashkisë së Roterdamit në Holandë është vendosur flamuri turk për t’u solidarizuar me Turqinë pas sulmit terrorist në Istanbul.
“Flamuri turk valëvitet në gjysmë shtizë në bashkinë e Roterdamit. Mendimet tona shkojnë për viktimat e sulmit dhe të afërmit e tyre”, tha qyteti i Roterdamit në llogarinë e tij në twitter, duke shpërndarë një video nga flamuri turk mbi godinë.
Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u plagosën në shpërthimin e të dielës, për të cilin autoritetet turke konfirmuan se ishte kryer nga grupi terrorist PKK/YPG.
Ahlam Albashir, një grua siriane qe vendosi eksplozivët në qendrën tregtare të mbushur me njerëz, është arrestuar së bashku me dhjetëra të dyshuar të tjerë.
Zyrtarët turq thanë se Albashir rrëfeu se ajo ishte trajnuar nga grupi terrorist PKK/YPG si operative e inteligjencës dhe se ka hyrë ilegalisht në Türkiye nga qyteti veriperëndimor sirian Afrin.
Autoritetet thanë se ajo mori urdhra nga selia e grupit terrorist në Kobani të Sirisë.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.