Lidhje


26 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Lulzim Jashari, djali i komadantit legjendar Adem Jashari, tha se arma e shqiptarit u shkrep vetëm për lirinë.


Ai ushtarëve të FSK-së, u tha se armët e tyre janë vazhdimësi e armëve me të pastra në Ballkan dhe më gjerë, sepse ato nuk kanë gjuajtur në civilë.
“Armët tuaja, janë vazhdimësi e armëve më të pastra në Ballkan dhe më gjerë, armët e paraardhësve nuk u ndoten kurrë me gjakun e civilëve, ato shënjestruan vetëm uniformën e pushtuesve”, tha Jashari.

 

“Arma e shqiptarit, shkrepi vetëm në emër të lirisë, këtë traditë madhështore duhet ta ruajmë dhe të ia trashegojmë brezave. Shqiptarëve nuk u ka munguar guximi, por u ka munguar municioni, prandaj jemi mësuar të ia qëllojmë cakut, sepse është dashur t’i kursejmë plumbat”, shtoi djali i komandantit legjendar.

 

Ai këto i tha në fjalimin e mbajtur në ceremoninë që po mbahet në kazermën ushtarake “Adem Jashari” në Prishtinë, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Klankosova.tv.

 

Ndërsa presidentja Osmani u tha ushtarëve të FSK-së: Dëshmoni çdo ditë se Adem Jashari jeton në secilin prej jush

 

Presidentja Vjosa Osmani, u tha ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së se secili prej tyre po e dëshmon se komandanti legjendar Adem Jashari jeton në secilin prej tyre.

 

“Të dashur ushtarë, nënoficer, dhe officer, ju me angazhimin tuaj vetëmohues, me shërbimin tuaj të shquar dhe nivelin e lartë të disiplinës dhe profesionalizmin, po dëshmoni se keni mishëruar në personalitetin dhe karakterin tuaj vlerat më të larta”, tha ajo.

 

“Po dëshmoni çdo ditë se Adem Jashari jeton në secilin prej jush, dhe se amantin e tij do ta ruani në çdo pëllëmbë të Kosovës”, shtoi Osmani mes tjerash, raporton .

 

Ajo kështu u shpreh në ceremoninë që po mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

 

Kryeministri Kurti tha theksuar se tashmë Kosova është shtet i pavarur dhe ka ushtrinë e vet, shtet që synon zhvillimet perëndimore demokratike.

 

“Si në çdo mars ne jemi këtu në një nga vendet më të duhura për kuptimin dhe kujtimin e Epopesë së UÇK-së. Në një vend çlirimtarësh ushtria është vendi i drejtë për ta kujtuar Epopenë. Ne e njohim historinë tonë, ne e vlerësojmë sepse ajo është e dendur në emra dhe vepra. Ngado ku shkojmë nëpër botë me historinë tonë në zemër, brenda çdo pragu në familjet tona këtu e në mërgatë. Shumë nga ju janë bijtë e dëshmorëve e të luftëtarëve

 

/KlanKosova,Reporter etj

XS
SM
MD
LG