Lidhje


Pse 'ushtria më morale në botë' po shfaq veprime të shthurura në Gaza?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka shpallur ushtrinë izraelite si "ushtria më morale në botë" që nga tetori i vitit të kaluar kur dërgoi trupat e tij brenda enklavës së rrethuar palestineze të Gazës. Sidoqoftë, pamjet vizuale që mbushin platformat e mediave sociale si TikTok, Telegram dhe X të filmuara dhe të shpërndara nga vetë ushtarët izraelitë tregojnë atë që kritikët e kanë përshkruar si një "sjellje të shthurur", që nuk reflekton një ushtri profesionale. 

 

Në disa nga këto video, trupat izraelite shihen duke shqyer rrobat e grave, duke plaçkitur kuzhinat në shtëpitë e braktisura dhe madje duke hipur në mënyrë të pashpirt treçiklat e fëmijëve të Gazës mes rrënojave të shtëpive të tyre.

 

Një pjesë e konsiderueshme e postimeve video, të shpërndara shpesh nga anëtarët e ushtrisë izraelite, shfaqin ushtarë që pinë duhan, me një sfond ndërtesash të rrafshuara , po ashtu fimohen duke vandalizuar institucionet lokale dhe objektet arsimore dhe duke hedhur komente nënçmuese për palestinezët.

 

"Disa nga veprimet e IDF të përshkruara në disa nga videot kanë ofenduar shumë njerëz dhe zhgënjyen ushtarakët profesionistë që e kuptojnë rëndësinë e aplikimit të disiplinuar të forcës dhe sjelljes së disiplinuar të ushtarit," -tha për TRT World, John D. Altenburg Jr., një gjeneral-major në pension i Ushtrisë amerikane.

 

Gjenerali amerikan në pension tha se disa nga këto video do të krijojnë një perceptim negativ për ushtrinë izraelite "si brenda dhe jashtë vendit".

 

Mes sulmeve të pamëshirshme nga Izraeli në Gazën e rrethuar që deri më tani ka vrarë të paktën 31,000 palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 71,000, ushtarët izraelitë janë parë të përfshirë në akte shkatërrimi dhe talljeje me palestinezët e rrethuar.

 

Videot, kryesisht të filmuara dhe të shpërndara nga vetë ushtarët izraelitë, kapin një sërë aktivitetesh, nga rutinat e zakonshme të jetës ushtarake deri te skenat e vandalizmit dhe agresionit të civilëve palestinezë dhe pronës private në Gaza.

 

Muajin e kaluar, avokati më i lartë i ushtrisë izraelite, gjeneral-major Yifat Tomer-Yerushalmi lëshoi një paralajmërim të paprecedentë në një letër drejtuar trupave pushtuese kundër "sjelljes së pahijshme që përfshin përdorimin e pajustifikuar të forcës dhe plaçkitjen midis veprimeve të tjera "kriminale".

 

"[Duhet të ketë] trajnim shumë më të madh dhe më të përqëndruar që thekson efektin negativ në mënyrë disproporcionale të sjelljes së padisiplinuar e cila minon arritjet e tjera operacionale dhe strategjike," shtoi Altenburg.

 

Image

 

Me ushtarët e pajisur me telefona inteligjentë, instrumente të fuqishme komunikimi, kufijtë dikur të qartë midis fushëbetejës dhe fushës dixhitale janë mjegulluar ndjeshëm.

 

Shfaqja e këtyre videove ka ngritur pyetje të shumta në lidhje me sjelljen e ushtrisë izraelite në Gaza dhe implikimet më të gjera për ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut.

 

Image

 

"Kjo praktikë nënvizon një model sistematik brenda aparatit zyrtar izraelit, ku palestinezët i nënshtrohen vazhdimisht gjuhës degraduese. Një sjellje e tillë, e ilustruar nga kënaqësia e shfaqur gjatë kryerjes së veprimeve të tilla, përforcon ndjenjat anti-palestineze dhe pasqyron një shpërfillje të plotë për humanizmin e civilëve palestinezë"-tha Profesoresha Lisa Hajjar, e njohur për kërkimet e saj në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara.

 

Nga trtWorld

XS
SM
MD
LG