Lidhje


Yuri Kim: Kur gjykatat të jenë të pastra, në Shqipëri do të ketë më shumë investime amerikane

Duke folur në aktivitetin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim tha se kur Gjykatat të jenë të pastra, në Shqipëri do të ketë më shumë investime amerikane.


Yuri Kim u shpreh se në vendin tonë ka shumë mundësi, por duhet të jemi seriozë, pasi është me rëndësi reforma kundër korrupsionit.

Kim: Kur gjykatat të jenë të pastra, në Shqipëri do të ketë më shumë investime amerikane. Diçka është duke ndodhur në ajër në Shqipëri. Sepse këtu ka mundësi. Gjithmonë duhet të kërkojmë për këto mundësi dhe të jemi seriozë. Do të ketë më shume investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra. Është me rëndësi reforma kundër korrupsionit.

XS
SM
MD
LG